Të paktën 22 ndërtesa kanë pësuar dëme si pasojë e një tërmeti me magnitudë 4.7 rihter me epiqendër në qytetin e Pukës dy ditë më parë.
Bashkia e qytetit thotë se dëmet janë të pjeshshme, kryesisht me plasaritje në mure, ndërsa verifikimi në terren është duke vijuar.
INFORMACION NGA GRUPET E PUNËS NË TERREN:
Nga informacioni që përcjellin grupet e punës në terren për verifikimin e dëmeve nga termeti, deri në këto momente ka shkuar në 22 numri i banesave që kanë pësuar dëmtime të pjesshme, kryesisht plasaritje muresh të brendshme dhe të jashtme.
17 prej banesave të dëmtuara janë në njësitë Administrative, Gjegjan, Luf-Qerret dhe Qelez, ndërtime të para viteve 1990.
Ekipet tona po kryejnë verifikimet përkatëse, shkallën e dëmtimit të banesave si dhe plotësimin e dokumentacionit teknik për çdo banesë të dëmtuar.
Janë të lutur të gjithë ata që kanë demtime serioze të njoftojnë në kohë bashkinë, pasi në fillim-javë dokumentacioni do ti përcillet strukturave qendrore.
Theksojmë se bashkia Pukë nuk ka kryer ende verifikimin e të gjithë dëmeve të raportuara.
Ju faleminderit!