Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Tentoi të vriste 20-vjeçarin në Dibër, shpallet në kërkim autori dhe tre persona që e ndihmuan të largohej

Lajme të ngjashëm

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës pasi tentoi të vriste me armë zjari një person, pas një konflikti për motive të dobëta

Në kërkim janë shpallur edhe tre shtetas të tjerë të cilët ndihmuan 33-vjeçarin të largohej nga vendi i ngjarjes.

Respektivisht, shtetasit K. A., 28 vjeç, I. B., 23 vjeç dhe Xh. K., 20 vjeç, të tre banues në Peshkopi, akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë që 30-vjeçari A.M., u arrestua nga policia pasi akuzohet për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Ardit Aldedja, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin Sandokan Aliaj, 20 vjeç, banues në Peshkopi.

Pas ngjarjes, shtetasi A. M. (tashmë i arrestuar), së bashku me shtetasit K. A., I. B. dhe Xh. K. (të shpallur në kërkim), kanë ndihmuar shtetasin A. A. që të largohej nga vendi i ngjarjes, duke e marrë në automjetin e tyre.

Policia bën me dije se po vijon puna për arrestimin e autorit dhe tre personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Më shumë