Vihet në pranga 28 vjeçari pasi u mundua t’i japë rryshfet efektivave blu. Policia e Tiranës në njoftimin e saj tha se shtetasi, Lindor Ahmetaj ka bërë një parakalim të gabuar dhe pas ndalimit nga ana e efektivave, ai është munduar t’i shmangë ata duke i ofruar një rryshfet prej 500 lekësh . Arrestimi në flagrancë për shtetasin, Lindor Mersin Ahmetaj nga seksioni kundër korrupsionit, në rrugën e Dibrës duke drejtuar automjetin e tij “Mercedez Benz” me targa “AA 226 CY.”