Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Tentoi dy herë eleminimin me tritol të pronarit të “Havanës”, Gjykata e Apelit konfirmon dënimin me 25 vite burg të Astrit Sinanaj

Lajme të ngjashëm

Astrit Sinanaj, kushëriri i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, do të qëndrojë 25 vite në qeli. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit, e cila këtë të hënë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë kohë më parë nga Shkalla e Parë, me 25 vite burg.

Sinanaj akuzohet për dy raste konkrete në Elbasan, ku ka tentuar të vrasë me tritol biznesmenin  Fuad Verzivolli, pronari i “Club Havanës” në këtë qytet.

Në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, Thanas Thoma dhe Gentian Kllogjri nga Elbasani,  ka tentuar të vrasë me eksploziv biznesmenin Fuad Verzivolli, më datë 6 maj 2017 duke i vendosur një sasi tritoli poshtë makinës së tij dhe më datë 22 maj 2017, duke i vendosur një sasi tjetër tritoli në ambientet e jashtme të biznesit të tij,“Club Havana” në Elbasan.

Ngjarja e parë ka ndodhur në qendër të Elbasanit, kur në afërsi të teatrit “Skampa”, poshtë një automjeti tip “Volkswagen” është konstatuar një sasi tritoli C4, e ngjitur me letër natriban dhe e lidhur me një aparat telefonik, fitila e detenatorë.

Astrit Sinanaj, i arrestuar në Vlorë më 6 qershor 2019, është kushëriri i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Astrit Sinanaj, u dënua në muajin korrik 2020, nga gjykata e Elbasanit, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorit Xhelian Seferaj, duke deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vite burgim Astrit Sinanaj, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar dënimin me 30 vite burgim.

Ai u shpall fajtor për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Më shumë