Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Tensionet në veri, zëdhënësi i BE: Kosova dhe Serbia janë përgjegjëse për dhunën

Lajme të ngjashëm

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar për situatën në veri, duke thënë se Kosova dhe Serbia janë përgjegjëse për dhunën.

Gjatë një konference për media, Stano duke iu përgjigjur pyetjes se pse shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, në deklaratën e tij ka dënuar dhunën në veri të Kosovës, nuk ka folur lidhur me atë se kush i ka sulmuar ushtarët e KFOR-it, Stano tha:

“Përfaqësuesi i lartë [Josep Borrell] është përfaqësues për politikë të jashtme dhe siguri, dhe ai nuk është aty për të konstatuar se kush, kë e ka sulmuar. Ai ka rol për të siguruar që gjithçka të ndërmerret për të ulur tensionet dhe qetësuar situatën. Prandaj, edhe ai po angazhohet për të ulur tensionet. Kjo situatë nuk ka ardhur vetvetiu, por është pasojë e rrethanave dhe zhvillimeve për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët”.

Theksojmë se gjatë përleshjeve midis protestuesve serbë dhe trupave të KFOR-it, janë plagosur 30 ushtarë ndërkombëtarë, tre prej të cilëve kanë marrë plagë nga armët e zjarrit.

Më shumë