Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Tensionet në Veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj ushtarëve të KFOR, duket qartë se kush është i interesuar për destabilitet në rajon

Lajme të ngjashëm

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për situatën në Veri të Kosovës duke thënë se është i shqetësuar për tensionet në Veri të Kosovës dhe dënon dhunën e paprovokuar ndaj ushtarëve të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave.

Basha tha se kjo është një përpjekje për destabilizim në rajon dhe se duket qartë se kush është i interesuar që kjo të ndodhë.

Ai shtoi se dialogu Prishtinë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga BE dhe mbështetet nga SHBA, është zgjidhja e vetme për paqe mes shqiptarve dhe serbëve në Kosovë.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës . Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim.

Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA , BE dhe NATO.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë”, shkroi Lulzim Basha.

Më shumë