Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Tensionet në veri, Kurti për BBC: Jam i gatshëm për propozimin e zgjedhjeve të reja, SHBA dhe BE aleatë të pakontestueshëm të Kosovës

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është i gatshëm për zgjedhje të reja por pasi ligji të kthehet në vend.

Në një intervistë për BBC, Kurti u shpreh se është i gatshëm të dëgjojë propozimet për zgjedhje të parakoshme, por pasi “bandat e dhunshme kriminale” të kthehen në Serbi ose në burg.

“Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë së Kosovës nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale të cilat kanë sulmuar dhe plagosur gazetarët, policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi ose në burg”, tha Albin Kurti.

Ndërsa për tensionet në Veri dhe “dënimet” nga SHBA e BE, Kurti tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë aleatë të pakontestueshëm të Kosovës. Ai theksoi edhe një herë se Republikën e Kosovës nuk do ua dorëzojë policisë fashiste serbe.

“Ne i konsiderojmë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe, aleatë dhe miq të pakontestueshëm, dhe u jemi shumë mirënjohës për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe për zhvillimin e demokracisë. Gjithsesi ne nuk mund tua dorëzojmë Republikën tonë, policisë fashiste e cila paguhet nga autokratët në Beograd, i cili dikur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviçit”, deklaroi kryeministri kosovar.

Më shumë