Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Tensione sërish në veri, serbët protestojnë para ndërtesa të komunave, në Zveçan policia hedh gaz lotsjellës

Lajme të ngjashëm

Tensionet në veri të Kosovës  vijojnë që prej ditës së premte, kur serbët penguan kryetarët e rinj të komunave që të futeshin në zyra.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm, grupime qytetarësh serbë janë mbledhur në komunat e Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, ku edhe ka prani të shtuar të forcave të policicisë dhe KFOR-it.

Sipas medieve kosovare raportohet se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Zveçan.

Kujtojmë se ditën e premte kryetarët e Leposaviçit, Zveçanit e Zubin Potokut u penguan nga protestuesit serbë që të hynin në zyrat e tyre, gjë që solli edhe përplasjen e tyre me forcat e policisë së Kosovës.

Kjo e fundit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët.  Nga përplasjet në veri mbetën të plagosur. Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që palët të ulin tensionet  dhe të qetësojnë menjëherë situatën.

Lexo edhe: Ambasadori amerikan thërret në takim kryetarët e rinj të komunave në veri

Më shumë