Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga megaoperacioni “Never Forget”, ku si ku u zbardhën disa vrasje të bujshme pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.
Nga ky megaoperacion janë zbardhur 16 ngjare kriminale, atentate me armë zjarri, atentate me tritol apo dhe vrasje të mbetura në tentativë.
Nga provat ka dalë në drita se shumica e vrarsësve kanë organizator dhe porositës Laert Haxhin. Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 16 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 4 shtetas janë shpallur në kërkim.
Në një moment në pamjet e mëposhte, shihet teksa policia ka arrestuar “ushtarët” e Haxhit, që shihen me shpatulla pas murit. Operacionet e befasishme janë zhvilluar në banesë, por edhe në rrugë.
“Pamjet e megaoperacionit policor të koduar “NEVER FORGET”, si rezultat i të cilit u zbardhën shumë ngjarje të rënda kriminale kundër personit dhe pronës, të ndodhura më parë, në disa qytete të vendit.
Puna profesionale e strukturave hetimore të Policisë së Shtetit, e kryer në bashkëpunim me Prokurorinë, çoi në zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtyre ngjarjeve.
Ndërkohë, vijon angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri ta lartë shoqërore, goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të trafikut të drogës.
Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 16 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 4 shtetas janë shpallur në kërkim”, shkruan policia.
Të arrestuar
- Artan Tafani
- Erisiana Abedini
- Lulzim Spahia
- Ligor Romaçka
- Bujar Abedini
- Bledar Berberi
- Mariglen Topuzi
- Enriko Xhahysa
- Klea Xhafo
- Idriz Manaj
- Fatjon Veliu
- Leart Haxhiu
Në kërkim
-
- Lorenc Lala
- Firdeus Berberi
- Kristi Bizhek