NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result

në Aktualitet

“Të shtënat u dëgjuan deri në kantund”, banorët për atentatin që tronditi Milotin: Sa mbaruan plumbat e mora Klismantin dhe e çova në spital

23/07/2022, 21:24
0
“Të shtënat u dëgjuan deri në kantund”, banorët për atentatin që tronditi Milotin: Sa mbaruan plumbat e mora Klismantin dhe e çova në spital

FotoMontazh: Makina e blinduar ku ishin Brahimi e Preçi, shenjat e plumbave në xhama

Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Foto ilustruese

Babai denoncon zhdukjen e vajzës, kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur

03/12/2023, 15:56
Arrestimi i terroristit francez ne Paris

Sulmi i përgjakshëm me një viktimë në Paris, momenti i arrestimit të autorit (VIDEO)

03/12/2023, 15:27
Dan Jarvis, i riu qe vendosi audion e filmit pornografik

VIDEO/ Skandali me audion erotike në “EURO 2024”, vetëzbulohet autori

03/12/2023, 14:53
Shqipëria në ”Euro 2024”, nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA

Shqipëria në ”Euro 2024”, nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA

03/12/2023, 14:38
Aksident i rëndë në Greqi, makina përfundon në kanal, humb jetën shqiptari

Aksident i rëndë në Greqi, makina përfundon në kanal, humb jetën shqiptari

03/12/2023, 14:25

Një atentat mafioz ka trondit mbrëmjen e djeshme Milotin, ku u qëllua me breshëri armësh në drejt të një mjeti të blinduar, me të cilin udhëtonin Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi. Fatkeqësisht, ky i fundit nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë te Trauma. Aty ndodhet i plagosur dhe Brahimi.

Në lidhje me këtë ngjarje ka shkruar dhe gazetarja Dorjana Bezat, e cila ka marrë dëshmi nga disa banorët të cilët panë ngjarjen e rëndë.

Ajo thotë se të shtënat me armë që i morën jetën Klisman Preçit u dëgjuan deri në katund, madje njëri ka treguar sesi e mori në krahë viktimën dhe e dërgoi në spital.

“Milot, 23 korrik 2022. Gati mesditë. Rrugë të zbrazura.  Çdo makinë e huaj ndiqej nga sy kureshtarë të njerëzve të ulur në kafet buzë rrugës.  Më tej, shumë makina të parkuara e njerëz me të zeza, merrnin pjesë në mortin e një 28-vjeçari të vrarë në një atentat pak orë më parë, në derë të shtëpisë.

Shkoj në kafenenë pranë vendit të ngjarjes dhe u flas disa të rinjve që më kishin ndjekur me sy gjatë gjithë minutave që isha në Milot. I përshëndes, por nuk munda të shtoj asnjë fjalë tjetër. “Nuk jetoj këtu, nuk di asgjë!”, më tha njëri prej tyre, megjithse unë nuk e kisha pyetur. “Aman mos më hap telashe”, më tha tjetri. Më tej përshëndes një burrë të vjetër. “A don me na shti n’gjak”, tha i vjetri.

Çova fjalë dhe të afërmit e Klismanit më pritën. Siç e do zakoni ata prisnin ngushëllime. Ishin ulur rresht, të rinj e të vjetër. Disa prej tyre ishin dëshmitarë okularë të ngjarjes mafioze. E kishin parë gjithçka nga trotuari përballë.

 “Zunë rrugën me makinë, zbritën e qëlluan pa rreshtur. Deri në katund u dëgjuan të shtënat, vetëm policia nuk i dëgjoi. Erdhi nga Laçi për 30 minuta, rrugë të cilën ne e bëjmë pa asnjë emergjencë për 7-8 minuta. Dhe kur erdhi, rrinte në hyrje të Milotit dhe pyeste a mbaroi e gjitha”, më tha njëri prej tyre.

“Sa mbaruan të shtënat u afrova, e mora në krah dhe e çova në spital”, me tha më i riu.

“Djali u vra nga dëshira për të hipur në makina të shtenjta”, tha një burrë i moshuar që sytë i ishin bërë gjak nga lotët. “Ishtë në qendër për të pirë kafe, i tha komshiu hajde dhe shkoi hipi në makinë për të ardhur në shtëpi, se e kishte qef atë makinë. Ky ishte krimi I tij”

E pyes për atentatin e dy muajve më parë dhe shtoj: “po policia?”

 -“Policia ka hapur krahun dhe i lë të vriten mes tyre kriminelët. Nuk e vret mendjen njeri se mund të na vrasin dhe ne që jemi në punën tonë. Mund të vritemi vetëm se jemi në vendin dhe kohën e gabuar. Në Milot sjellin vetëm dy policë.” PS. Në foto ish-stacioni i policisë në Milot” shkruan Bezat

Etiketa: atentatklesment preciMilot
Artikull paraprak
Aktualitet

Babai denoncon zhdukjen e vajzës, kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur

03/12/2023, 15:56
Artikull tjetër

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më shumë

Lajme të lidhura

Martin Bardhi/ Vendi ku ndodhi ngjarja

Atentati ndaj Martin Bardhit/ Automjeti i përdorur në krim kaloi para komisariatit

29/11/2023, 21:00
0

...

Policia ne Spanje

Qëllohet me armë shqiptari në Spanjë, përfundon i plagosur në spital

23/11/2023, 23:43
0

...

Foto ilustruese

Atentat shqiptarit në Itali, 40-vjeçari një emër i njohur për policinë

19/11/2023, 14:20
0

...

Të shtëna me armë në Tiranë, dy atentatorët me motor plagosin Agim Hidën

Të shtëna me armë në Tiranë, dy atentatorët me motor plagosin Agim Hidën

02/11/2023, 20:04
0

...

Spitali i Taragonës

Atentat ndaj shqiptarit në Spanjë

24/10/2023, 23:37
0

...

Lajmet e fundit

Foto ilustruese

Babai denoncon zhdukjen e vajzës, kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur

2023/12/03  3:56pm
0

Arrestimi i terroristit francez ne Paris

Sulmi i përgjakshëm me një viktimë në Paris, momenti i arrestimit të autorit (VIDEO)

2023/12/03  3:27pm
0

Dan Jarvis, i riu qe vendosi audion e filmit pornografik

VIDEO/ Skandali me audion erotike në “EURO 2024”, vetëzbulohet autori

2023/12/03  2:53pm
0

Shqipëria në ”Euro 2024”, nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA

Shqipëria në ”Euro 2024”, nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA

2023/12/03  2:38pm
0

Para
Austriakët nuk e duan Shqipërinë në BE, studimi: Më tepër mbështesin Bosnjën, Serbinë dhe Ukrainën

Austriakët nuk e duan Shqipërinë në BE, studimi: Më tepër mbështesin Bosnjën, Serbinë dhe Ukrainën

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ