Të shtëna me armë janë shënuar ditën e sotme në Rrëshen, ku është vrarë një person.
Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Martin Bardhi, por nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethave të këtij krimi.
Martin Bardhi është një emër i njohur për policinë, pasi kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga burgu. Ai u arrestua në mars të 2023, pasi së bashku me djalin e tij, Enrik Bardhi tentuan të vrasin me armë zjarri nipin e Katrsitor Reçit, Saimir Reçin.
Bardhi bëri disa muaj burg, ndërsa më pas prokuroria ka zbutur masën e sigurisë ndaj 62-vjeçarit duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”, ndërsa djali i tij vijon të jetë në kërkim.
Për ngjajren e sotme policia dyshon se pista ka të bëjë me konfliktet që ka pasur 62-vjeçari në të shkuarën.