Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në aksin rrugor Genova-Pegli të autostradës “A10”.
Mediat vendase bëjnë me dije se policia është vënë në ndjekie të disa personave me makinë të vjedhur dhe ka hapur zjarr pranë qendrës stërvitore të ekipit të Genoas.
Nga plumbat 3 ushtarë të Forcave të Armatosura mbetën të plagosur në rrethana ende të paqarta. Ndërsa dy personat që ndodheshin në makinën e vjedhur kanë arritur të arratisen.
Ngjarja ka shkaktuar edhe panik te banorët e shumtë në këtë zonë të populluar.