Tirana
moderate rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
20 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Të shtëna me armë në një bllok banesash në Kanada, pesë të vdekur

Lajme të ngjashëm

Pesë persona kanë vdekur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një bllok banesash në Toronto, Kanada. Një tjetër i plagosur është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Policia iu përgjigj njoftimeve për të shtënat në ndërtesën në Vaughan, rreth 30 km në veri të Torontos, në orën 19:20 (12:20 GMT) të dielën, duke vrarë të dyshuarin. Autoritetet po hetojnë motivin, duke përfshirë një lidhje të mundshme mes personit të armatosur dhe viktimave.

Shefi i policisë së York-ut Jim MacSëeen tha se oficerët e pranishëm u ndeshën me një “skenë të tmerrshme”, me viktima të shumta në banesa të ndryshme të ndërtesës. Sipas tij, pas ngjarjes u kryen kontrollet e nevojshme dhe banorët u këshillian të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë që ka më pak të shtëna masive se fqinji i SHBA-së, Kanadaja kohët e fundit ka parë një rritje të dhunës me armë, duke nxitur legjislacionin e fundit për të ndaluar armët. Në maj 2020, Kanadaja ndaloi 1,500 lloje të armëve të zjarrit, pasi një person i armatosur i maskuar si polic vrau 22 njerëz në Nova Scotia.

Më shumë