Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Të shtëna me armë në Berat, 55 vjeçari qëllon me pistoletë pas sherrit me një 25 vjeçar (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Ilir Mamurani, një 55 vjeçar që ka qëlluar me armë zjarri në ajër, është arrestuar nga Policia e Beratit. Ky shtetas, pas një konflikti që ka pasur me një 25 vjeçar, ka nxjerr pistoletën që mbante me vete dhe ka qëlluar në ajër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “30-vjetori” ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti midis 2 shtetasve, kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për arrestimin e përgjegjësve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale procedurale, është e bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Ilir Mamurani, 55 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se rreth orës 12:00, të datës 09.06.2023, pas një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. M., ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gjithashtu, për këtë rast u arrestua edhe shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në Berat, sepse pas konfliktit, u largua, dhe nuk dha sqarime për rastin.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. M., 49 vjeç (vëllai i shtetasit I. M.), pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë gjahu gjysmë-automatike, të cilën e posedonte pa leje.

Kjo armë gjahu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit pistoletë me të cilën shtetasi I. M. dyshohet se qëlloi në ajër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Më shumë