Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
34 %
4.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Të rinjtë e Kavajës do të ndezin qirinj sot para Komisariatit

Lajme të ngjashëm

Të rinjtë e qytetit të Kavajës kanë bërë thirrje për t’u mbledhur sot para Komisariatit dhe për të ndezur qirinj për Ilvi Metën. 31 vjeçari sipas Policia, është vetëvarur në qelinë e paraburgimit.

Lajmin e jep Hysen Kadiu, kryetar i zgjedhur i PD në Kavajë nga Komisioni i Rithemelimit. Ai shkruan se në orën 20.00 do t’i bashkohet dhe vetë të rinjve të qytetit.

“Jam thellësisht i tronditur nga ngjarja e ndodhur dje në ambjentet e komisariatit të Kavajës, ku humbi jetën në rrethana misterioze Ilvi Meta, një i ri i qytetit tonë. Duke qenë se e kam ndjekur situatën nga afër, shpreh mbështetjen time për Agimin dhe familjarët e Ilvit, të cilët nuk reshtin së kërkuari zbardhjen e plotë dhe sa më shpejt të ngjarjes.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Meta për humbjen e jetës së djalit të tyre! Në shenjë solidariteti, i bashkohem thirrjes së të rinjëve për të ndezur qirinj pranë komisariatit të Kavajës, sot në orën 20:00, në vendin ku ndodhi dhe ngjarja që na shokoi të gjithëve”, shkruan Hysen Kadiu, kryetar i PD në Kavajë.

Më shumë