Tirana
moderate rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
20 °
E martë, 26 Shtator, 2023

“Të pushohet çështja se nuk ka prova”, Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO

Lajme të ngjashëm

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur për Bashkinë e Himarës dhe Pandeli Kokaveshi kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO.

Beleri dhe Kokaveshi nëpërmejt avokatëve të tyre kërkojnë lirinë. Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndërkohë Kokaveshi kërkon masë më të butë, pasi i rrezikohet jeta për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Beleri ndodhet në burgun 313 të Tiranës, ndërsa Kokaveshi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi ka probleme me zemrën.

Personat në fjalë janë ndaluar në Himarë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota. Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.

Më shumë