Qindra banorë të bregut të Kalifornisë, kërcënohen të humbasin shtëpitë e tyre pas erozionit masiv shkaktuar kryesisht nga “El Nino”.
E ndërsa shumë qytetarë janë duke e përdorur telefonin e tyre për të bërë “selfie”, The Nature Conservancy” i ka kërkuar banorëve të dokumentojnë me telefonat e tyre, dronët dhe kamerat, ndryshimin e relievit.
Sipas studimit, mbi gjysëm milionë banorë, 100 miliardë dollarë prona, infrastukturë rrugore, shkolla, central energjie dhe shtëpi banimi kërcënohen seriozisht nese niveli i detit rritet me 1.4 metra, një katastrofë që mund të bëhet realitet në vitin 2100.