Aktori Gentian Zenelaj ka folur mbi punën që ai dhe gazetari Saimir Kodra prej vitesh bëjnë.
Teksa fliste pëe shqetësimet e ndryshme që kanë trajtuar me denoncimet e ardhura nga qytetarët, Genti tha se shqiptarët janë një populli dënuar për të pasur administratë të tmerrshme.
“Shqiptarët paskan qenë një popull që fatkeqësisht zoti e paska dënuar me një administratë të tmerrshme, me problematika të tmerrshme. Unë takoj shqiptarë që kanë 30 vjet që nuk marrin një pronë. Njerëz që nuk po shijojnë dot pronën jo për fëmijët e tyre por as për nipat. Ka njerëz që sorrollaten për një certifikatë me vite të tëra. Duhet të jemi të parët në botë për durim. Qenkemi një popull shumë i duruar”, u shpreh Zenelaj.