22-vjeçari Llej Lika së bashku me babain e tij Skënder Lika dhe Klajdi Gjexhajn (Beleshi), akuzohen për vrasjen e biznesmenit, Rakip Roli të ndodhur disa ditë më parë.
Sot 22-vjeçari para policisë ka thënë se vrasjen e ka bërë ai, teksa ka hedhur poshtë se të përfshirë të jenë edhe babai i tij, apo Gjexhaj.
“Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen”mësohet të ketë thënë ai para policisë.
Ai ndër të tjera ka shpjeguar se ngjarja ka ndodhur për çështje hakmarrje. Sipas tij djemtë e viktimës e kanë dhunuar barbarisht në korrik të 2021.
Kujtojmë që biznesmeni u vra disa ditë më parë në Laç. Ai ishtë në makinën e tij tip “Audi A6” kur një makinë i doli në pritë dhe e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur në vend.