Blogerja e njohur Armina Mevlani, është një ndër personazhet më aktiv në rrjetet sociale. Ajo gjithmonë zhvillon biseda me ndjekësit ku dhe nuk nguron t’u përgjigjet atyre dhe t’u shuajë kuriozitetin në lidhje me ndodhitë në jetën e saj private.
E sigurisht, kurioziteti më i madh nuk ka si të mos jetë marrëdhënia që ka me partnerin e saj Shkëlzen Berishën.
Sot, Armina ka zbuluar se ata po bëjnë bashkë plot 9 vite. Ndërsa më tej, ajo ka treguar se ai e ka tërhequr që në momentin e parë pa e ditur se cili është.
“Që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte…
Më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra… ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantike, ëndërrimtar, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, ka shkruar Armina.