Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

Takimi në Bruksel, Kurti: U përballa me skenarin e Vuçiçit dhe Lajçakut, u godit e ardhmja e Kosovës

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me takimin e mbajtur ditën e enjte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një deklaratë për mediet Kurti tha se në Bruksel u përball me një skenar të organizuar nga Vuçiç dhe i dërguari i posaçëm Mirosllav Lajçak. Presidenti i Kosovës u shpreh se në atë takim pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësimit kundër Kosovës dhe se u ekspozua përballë një skenari të emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës.Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”, tha Kurti.

Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiç dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim, duke e shpërfillur.

“Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti.

Më tej ai akuzoi Lajçkun se ka mbajtur të fshehta propozimet e Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka bërë asnjë të tillë.

“Lajçak propozimet tona nuk ia ka treguar serbisë dhe anasjelltas në zyrën e tij ai analizon të dyja propozimet. Por në 14 shtator doli e vërteta. E vërteta është që vetëm ne kemi bërë propozime. Pala serbe nuk ka bërë asnjë propozim, prej muajit shkurt vetëm një dokument kushtëzimi. Kemi menduar se Lajçak po gjente një lloj kompromisi për të dyja propozimet por nuk e kemi ditur që gjatë gjithë këtyre muajve nuk ka dhënë asnjë propozim pala serbe. Kjo është asimetria drastike në këto bisedime“, tha Kurti.

Më shumë