Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka zbardhur temat e takimit të sotëm me kreun e Grupit të PS Taulant Balla. Për rreth 40 minuta, Balla dhe Kim kanë diskutuar në Kryesinë e Kuvendit për bashkëpunimin Shqipëri-Amerikë dhe disa çështje të tjera.
Gjithashtu, Kim shkruan se Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë dhe garanton mbështetjen e plotë të Amerikës, shkruan neësbomb.al. Sipas saj, ky është një kusht i nevojshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“U takova me kreun e Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, për të folur për rritjen e bashkëpunimit mes Amerikës dhe Shqipërisë, për 100 vjetorin e marrëdhënieve tona; vazhdimin e Reformës në Drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA dhe është e nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE; dhe duke respektuar rolin institucional të Parlamentit”, shkruan Kim.
Një ditë më parë, Kim ishte në këto ambiente dhe u takua me kreun e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj. Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja e SHBA dha detaje nga ajo që kishte biseduar me Alibeaj.
Mes rreshtash ajo e quante atë kryetar të komanduar të Partisë Demokratike. Kjo shkaktoi reagime të forta të grupimit pro Berisha, të cilët e konsideruan si turp qëndrimin zyrtar të ambasadores Yuri Kim. Sipas tyre, ajo nuk po njihte vendimin e Gjykatës.