Replika ka pasur mes ish-kreut të PD, Lulzim Basha, dhe deputetëve Dashnor Sula dhe Saimir Korreshin në Kuvend.
Më pas Basha dhe deputetët u larguan nga parlamenti për të biseduar në një vend për të qetë. Korreshi shkurtimisht për media është shprehur se kanë folur për këcënimet e mbështetësve të tij ndaj deputetëve dhe gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë.
Korreshi tha se i ka kërkuar Bashës që të sqarojë pozicionin e tij në këtë përplasje, dhe lidhur me lidershipin e ri në PD
“I kam kërkuar Bashës që ta sqarojë pozicionin e tij, tha se distancohet dhe se nuk ka lidhje me të. Nuk jam për një proces që sjell Bashën në krye të PD, me zor dhe imponim, asnjë prej të treve mos të rikthehen pasi kanë përdorur gjuhë të rëndë. Si Basha-Berisha, apo Alibeaj.
Një pjesë e demokratëve nuk do e gjejë veten në politikën e tyre, jo gjithmonë duhet të jesh lideri, janë të rëndësishëm por jo si drejtues” tha Korreshi ndër të tjera.