NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Kulture & Art

“Sytë e Shpirtit”, dokumentar për Osman Kazazin e miqësinë e tij me Paul Luijf

13/11/2023, 13:50
0
Paul Luijf dhe Osman Kazazi

Paul Luijf dhe Osman Kazazi












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Artan Hoxha

U akuzua se është anëtar i “Bajrave”, Hoxha i përgjigjet Berishës: Akt burracakërie

27/11/2023, 22:01
Panairi i Librit 2023/ Ndahen çmimet për veprat letrare

Panairi i Librit 2023/ Ndahen çmimet për veprat letrare

18/11/2023, 13:09
Presidenti, Bajram Begaj, në panairin e librit

Begaj viziton Panairin e Librit: Kjo është një bibliotekë e madhe shqiptare

17/11/2023, 15:32
Nis sot edicioni i 26-të i Panairit të Librit në Tiranë

Nis sot edicioni i 26-të i Panairit të Librit në Tiranë

15/11/2023, 14:35
Busti i Lasgush Poradecit

Sot, 36-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit, poetit të lirisë, dashurisë e liqenit

12/11/2023, 18:27

Paul Luijf, një okulist holandez, po lexonte gazetën në shtëpinë e tij, kur u njoh me historinë e Osman Kazazit, i quajtur “Nelson Mandela” i Shqipërisë, që sapo kishte shembur murin e diktaturës komuniste. Vendi ynë sapo kishte shembur murin e diktaturës komuniste dhe gazetarët nga gjithë bota kishin zbarkuar këtu për të kuptuar çfarë kishte ndodhur me izolimin gatë gjysësmshekullor.

Paul, në atë kohë 34 vjeç kishte hapur dyqanin e tij të syzeve.

“Të burgosurit e harruar” titullohej shkrimi ku flitej për Kazazin. Kjo histori e preku aq thellë sa i tha gruas së tij Elian: Dua të iki në Shqipëri, dua të dëgjoj nga ky njeri që ka vuajtur kaq shumë se çfarë ka për ti thënë botës. Takimi i tyre i parë ishte dhe lindja e një miqësie speciale mes tyre, që tejkalonte diferencën në moshë, kombësitë e tyre dhe historitë aq të ndryshme të jetës.

Osmani do të bëhej një “baba shpirtëror” për Paulin dhe Paul do të bëhej për Osmanin “djali që nuk pati kurrë”.

Historia erdhi e ekranizuar të premten në Kinema Millenium në dokumentarin “Sytë e Shpirtit”, me skenar të gazetares Blerina Gjoka nga fondacioni Kujto, një nismë që përkujton viktimat e regjimit komunist 45-vjeçar në Shqipëri.

“Osman Kazazi është heroi që unë e zbulova sot, 24 vite nga ikja e tij fizike nga kjo bote. Ai ishte një intelektual, një luftëtar për lirinë, një humanist. Ai është një prej figurave emblematike të qëndresës antikomuniste”– tha Gjoka para të pranishmëve. Ndërsa ambasadori holandez në Tiranë, Reinot Vous e përshkroi Kazazin si një njeri të vendfosur, i cili, – ”ruajti idealet dhe ëndrrat e tij, ishte si një baba dhe shembull për të rinjtë e burgosur dhe kur më në fund u lirua, vitet e tij të mbetura i kaloi duke promovuar kauzën e të përndjekurve politik në Shqipëri.”

Humanzimi i Osmanit e frymëzoi Paulin që të qëndronte në Shqipëri gjatë, deri në vitet 2000 duke ndihmuar sa më shumë njerëz të mundej, fillimisht duke vizituar ish-të përndjekurit politikë për shikimin, duke dhuruar syze për ta.

Shtëpia e Osmanit u kthye në një klinikë ku priste pacientët e tij, por më vonë nisi udhëtimet nëpër fshatra, në shkolla, në jetimore në gjithë vendin.

Pauli thotë se ai ishte “një baba shpirtëror” për të, ashtu si Paul u bë për Osmanin “djali që nuk pati kurrë”.

Luyf financoi vendosjen në një shesh të Tiranës të një busti (të punuar nga artisti Niko Thana), për të nderuar vuajtjet dhe qëndresën për të gjithë njerëzit që ashtu si Kazazi ëndërruan për lirinë dhe demokracinë.

Në dokumentar vijnë dëshmitë e gazetarit holandez Joop Holthausen, i cili shkroi për herë të parë historinë e Kazazit dhe këngëtarit të njohur Stef Bos, i cili i frymëzuar nga historia vjen në Tiranë në ceremoninë e vendosjes së bustit dhe kompozon këngën “Liria”, si homazh për jetën e këtij njeriu.

 

Etiketa: Blerina Gjokafondacioni kujtoosman kazazaiPaul Luijfshqiperi
Artikull paraprak
Politikë

Bardhi bojkotoi, Sali Berisha tenton “të ndezë” demokratët: Ja si rrëzohet Edi Rama

02/12/2023, 13:28
Artikull tjetër
Politikë

Bardhi bojkotoi, Sali Berisha tenton “të ndezë” demokratët: Ja si rrëzohet Edi Rama

02/12/2023, 13:28
Artikull paraprak
Politikë

Bardhi bojkotoi, Sali Berisha tenton “të ndezë” demokratët: Ja si rrëzohet Edi Rama

02/12/2023, 13:28
Artikull tjetër
Politikë

Bardhi bojkotoi, Sali Berisha tenton “të ndezë” demokratët: Ja si rrëzohet Edi Rama

02/12/2023, 13:28

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Shqipëria, e fundit në Europë për shpenzimet për kërkim e zhvillim

Shqipëria, e fundit në Europë për shpenzimet për kërkim e zhvillim

02/12/2023, 07:52
0

...

Deputetja e PD, Jorida Tabaku

“Lojë kungulleshkash”, Tabaku: Vendimi i Greqisë për të bllokuar Shqipërinë i nxituar

30/11/2023, 14:27
0

...

Foto ilustruese

Beleri mban “peng” Shqipërinë , zbardhen kushtet e Greqisë për anëtarësimin në BE

30/11/2023, 11:38
0

...

Ministri Igli Hasani dhe zyrtarja amerikane

Ministri Hasani jep lajmin e mirë: Lehtësohet lëvizja e shqiptarëve drejt SHBA

29/11/2023, 17:18
0

...

Foto ilustruese

“E Kathimerini”: Athina nën presionin e BE-së për Shqipërinë

29/11/2023, 07:51
0

...

Lajmet e fundit

Sali Berisha

Bardhi bojkotoi, Sali Berisha tenton “të ndezë” demokratët: Ja si rrëzohet Edi Rama

2023/12/02  1:28pm
0

Ismail Zeneli dhe dy vellezerit qe kishte ne shenjester per te vrare

Spanja prangos “Dajlokin”, Ismail Zenelin pjesë e grupit të Breçanit

2023/12/02  12:53pm
0

Orjon Mitri Llupo, shqiptari i akuzuar per vrasje ne Greqi

Vrau grekun për heroinë dhe erdhi në Shqipëri, Orjon Llupo i shpëton ekstradimit

2023/12/02  12:49pm
0

FotoMontazh/ Arben Meskuti – Olsi Ibro

 “Organizatë kriminale”/ Si po u merren pronat mijëra shqiptarëve pa dijeninë e tyre

2023/12/02  12:16pm
0








































Para
Riaktivizohet vullkani Etna në Itali, autoritetet në alarm

Riaktivizohet vullkani Etna në Itali, autoritetet në alarm

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ