Pas mbledhjes së parë të qeverisë së re, ministrja plotësuese e Emigracionit deklaroi se Radikalët e Majtë, do të mbajnë premtimin e tyre për dhënien e nështetësisë greke fëmijëve të emigrantëve, si atyre që lindin atje si atyre të cilët kanë shkuar që në moshë të vogël.
Ministrja greke tha për radion “Red” se Syriza do të angazhohet për mbajtjen e këtij premtimi nga I cili do të përfitojnë mijëra shqiptarë në Greqi.
Pasi siguroi se do të kujdesej për të gjithë këta fëmijë që do përfitojnë nënshtetësine, ministrja nuk harroi as të kritikonte qeverinë paraardhëse si dhe politikat e saj në lidhje me emigrantët.