Evakuime masive janë kryer në disa zona të Filipineve, ndërsa banorët po bëjnë përgatitjet e fundit për t’i bërë ballë super tajfunit Noru.
Ekspertët e meteorologjisë parashikojnë përmbytje, rrëshqithe dherash, përfshi edhe kryeqytetin Manila. Tajfuni i rrezikshëm i kategorisë 5 (nga 5), ka prekur tashmë brigjet e ishujve me rreshje të shumta dhe erë 90 kilometra në orë, që mund të arrijë deri në 240 kilometra në orë, gjatë orëve në vijim.
Dallgë të larta dhe ndërtesa të shembura pjesërisht, dallohen nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale. Qytetarët e sensibilizuar kanë bërë thirrje edhe për mosbraktisjen e kafshëve shtëpiake, më të pambrojturat në këtë situatë.
Incredible storm surge in Polillo, Quezon, Philippines which was hit by the eyewall of #KardingPH / #Noru.pic.twitter.com/TiSH4di3br
— Ben Noll (@BenNollWeather) September 25, 2022
Based on IR satellite, Super Typhoon #Noru (#KardingPH) might have already made its second landfall over #GeneralNakar, #Quezon Province after making its official first at #Burdeos. The PAGASA will make the final call.
It’s gonna be a long night, stay safe.#tropics #wxtwitter pic.twitter.com/2kuse15ni6
— Typhoon Borough | RED ALERT (@typhoon_tcx) September 25, 2022