Policët e Burgut të Peqinit janë sulmuar nga tre persona të ndaluar që ndodheshin në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Sipas gazetares Klodiana Lala tre të paraburgosurit janë Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu, të cilët janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.
Raportohet se ata kanë sulmuar policët e burgut duke i goditur në momentin që kanë tentuar t’i ndalojnë.
Te tre janë vënë nën akuze të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar. SHKBB ka dërguar urgjent grup pune për zbardhjen e plotë të ngjarjes.