Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Sulmi “rus” në Gramsh, Partia e Lirisë thirrje qeverisë: Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes të ndërpresin pushimet dhe të japin informacion para shqiptarëve

Lajme të ngjashëm

Partia e Lirisë ka reaguar pas sulmit të tre shtetasve të huaj gjatë tentativës për të “infiltruar” Uzinën ushtarake në Gramsh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sekretari i kësaj partie, Tedi Blushi kërkon nga institucionet të sqarojnë ngjarjen e rëndë, që i ka ndodhur një shteti anëtar të NATO-s.

“Kryeministri, Ministri i Mbrojtes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, të ndërpresin menjëherë pushimet dhe të japin para shqiptarëve informacion të detajuar dhe zyrtar mbi këtë ngjarje”, thuhet në reagimin e tij.

LEXO EDHE:

Tre RUSË tentojnë të “infiltrojnë” në Uzinën Ushtarake të Gramshit, sulmojnë dhe plagosin ushtarët shqiptarë (FOTO-DETAJE)

Sulmi në Uzinën e Gramshit, e konfirmon Ministria e Mbrojtjes: U arrestuan tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase!

Reagimi i plotë:

Partia e Lirisë i bën thirrje Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe institucioneve ligjzbatuese përgjegjëse të sqarojnë menjëherë incidentin e ndodhur në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku sipas të dhënave të raportuara në media, disa shtetas rusë kanë dhunuar dhe lënduar me mjete kimike disa ushtarë.

Kjo ngjarje shumë e rëndë, që i ndodh një vendi anëtar të NATO-s, që lidhet me sigurinë kombëtare, por dhe kolektive të Aleancës, meriton një hetim të menjëhershëm dhe transparent.

Kryeministri, Ministri i Mbrojtes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, të ndërpresin menjëherë pushimet dhe të japin para shqiptarëve informacion të detajuar dhe zyrtar mbi këtë ngjarje, që nuk mund të zbardhet vetëm duke u lënë në dorën e raportimeve mediatike.

Partia e Lirisë u shpreh të gjithë solidaritetin familjeve të ushtarëve të lënduar dhe u uron atyre shërim sa më të shpejtë!

Të tilla ngjarje të rënda dëshmojnë edhe njëherë papërgjegjshmërinë e Qeverisë në raport me ruajtjen e sigurisë kombëtare, që duhet të jetë prioritet, veçanërisht pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe në kushtet kur aktorë të tjerë prej kohësh po përpiqen të destabilizojnë rajonin tonë.

Më shumë