Situata në veri të Kosovës që prej ditës së djeshme vijon të jetë e tensionuar. Një ditë pas sulmeve të rënda në veri, kamionët ushtarakë kanë transportuar autoblinda në rrugën nga Kraleva në Rashkë. Kështu shkruan mediumi serb “Blici”.
Theksojmë se në sulmet e djeshme nga grupet terroriste serbe në veri, mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy të tjerë. Në lidhje me këtë ngjarje janë arestuar pesë shtetas serbë, ndërsa mbetën të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit tre agresorë serbë.
Për ngjarjet e rënda në veri të Kosovës dhe për vrasjen e policit Afrim Bunjaku pati reagime të shumta nga qeveria shqiptare, si dhe nga ndërkombëtarët.