Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
45 %
3.6kmh
40 %
Enj
28 °
Pre
34 °
Sht
34 °
Die
23 °
Hën
25 °
E enjte, 21 Shtator, 2023

Sulmet me raketa në Dnipro nga Rusia, Xhaçka: Këto krime s’duhet të mbeten pa u ndëshkuar

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për sulmin me raketa nga Rusia ditën e sotme në Dnipro të Ukrainës që ka shkaktuar edhe shumë viktima.

Xhaçka shkruan se është e tmerruar nga numri i viktimave dhe sipas saj këto sulme janë të ngjashme me ato të një organizate terroriste.

Ndër të tjera Xhaçka shkruan se këto krime nuk duhet të mbeten pa ndëshkuar.

“E tmerrur nga numri i të vdekurve nga sulmi raketor i Rusisë kundër një blloku apartamentesh në Dnipro. Një tjetër krim i tmerrshëm lufte nga një Rusi, strategjitë dhe taktikat e së cilës në Ukrainë janë më të ngjashme me ato të një organizate terroriste sesa ato të një vendi modern dhe një anëtari të përhershëm e OKB.

Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që i gjithë zinxhiri i komandës ruse të mbahet përgjegjës për këto krime barbare. Ne qëndrojmë me #Ukrainë️ 🇺🇦!””shkruan Xhaçka në postimin e saj.

Më shumë