Katër persona u plagosën në një “sulm masiv” në qytetin Shebekino në rajonin jugperëndimor të Belgorodit të Rusisë. Lajmi u konfirmua nga guvernatori Vyacheslav Gladkov përmes një postimi në Telegram.
“Dy u dërguan menjëherë në një spital në Belgorod. Burri ka plagë nga predha në qafë dhe në shpinë, gjendja është e rëndë, gruaja ka plagë nga predha në krah dhe në parakrah. Mjekët tani po bëjnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme”, shkroi Gladkov.
Më herët ai raportoi se një grua u plagos në granatimet e rajonit, i cili kufizohet me Ukrainën verilindore. ndërsa tetë ndërtesa banimi, katër shtëpi, një shkollë dhe dy ndërtesa administrative u dëmtuan nga bombardimet.
Fëmijët do të evakuohen nga Shebekino dhe qyteti kufitar i Grayvoron, shtoi ai.