Një stuhi gjigante rëre që ka përfshirë Kanalin e Suezit, çoi në mbylljen e dy porteve nga autoritetet atje. Pjesë të tjera të Egjiptit janë goditur nga retë e pluhurit dhe rërës.
Një ditë më parë u raportua se një person vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën, kur një ekran anash rrugës u shemb si pasojë e stuhisë së rërës që përfshiu kryeqytetin e Egjiptit Kajro.
Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë.
Huge sandstorm sweeps across Suez Canal in Egypt https://t.co/yufzNnPksD
— BBC News (World) (@BBCWorld) June 2, 2023