Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Studimi: Shqipëra vendi më i preferuar për turistët gjermanë, ka koston më të ulët të shpenzimeve

Lajme të ngjashëm

Një studim i fundit i Institutit Federal të Statistikave në Gjermani, ka zbuluar se Shqipëria ofron koston më të lirë për pushime për turistët gjermanë që vizitojnë vendin tonë.

Këtë e ka raportuar Agjencia e Lajmeve Demiroren ditën e premte, ku thotë se Shqipëria ka çmimet më të lira në rajon me 56.2% më pak sesa Gjermania. Në vendin e dytë ishte Turqia me 55.7% dhe në vendin e tretë renditej Bullgaria me 52.1%.

Studimi i publikuar më 30 maj, zbuloi se pavarësisht rritjes së kostove të energjisë dhe ushqimeve të cilat ndikojnë në buxhetin e pushimeve të turistëve gjermanë, niveli i çmimeve në restorante dhe hotele në 26 vende të Evropës Jugore dhe Juglindore është më i ulët në krahasim me Gjermaninë.

Më tej, statistikat zbuluan se pushimet në Francë dhe Itali janë pothuajse më të njëjtën kosto si në Gjermani. Në Spanjë, Poloni dhe Republikën Çeke, një turist gjerman paguan gati 18% me pak për pushimet e tij, në krahasim me Gjermaninë.

E ndërsa në Greqi, Portugali dhe Maltë, ata mund të kursejnë deri në 28% për shpenzimet e tyre të pushimeve. Ndërkohë, Zvicra, Islanda dhe Danimarka janë vendet më të shtrenjta për pushime, ku çmimet janë respektivisht 61%, 53.2% dhe 44.1% më të larta krahasuar me Gjermaninë, sipas të dhënave të Destatis.

Më shumë