Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai gjatë fjalës së tij u shpreh se shtimi i pranisë ushtrake në Kosovë tregon se aleanca e merr seriozisht tensionet dhe dhunën në veri të Kosovës.
Stoltenberg ndër të tjera tha se NATO ka investuar shumë paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon. Duke folur për sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit nga një grup i serbëve të armatosur, Stoltenberg tha se përgjegjësit për sulmin duhet të përballen me drejtësinë.
“Ne vërtetë po investojmë në sigurinë e këtij rajoni, sepse siguria e njerëzve në këtë rajon, stabiliteti në këtë rajon, ka rëndësi për sigurinë tonë.
Në shtator ne pamë një shpërthim serioz të dhunës në veri të Kosovës, që rriti shqetësimet se një konflikt i gjerë mund të rikthehej në Ballkanin Perëndimor. Në maj, trupat tanë të KFOR-it u sulmuan, me ç’rast u plagosën 93 ushtarë, disa rëndë, disa me plagë të përjetshme. Sulme të tilla të dhunshme janë të papranueshme. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, shtoi shefi i NATO-s.