Një incident i rëndë fill pas përfundimit të Këngës Magjike mes kantautorëvë Flori Mumajesi dhe Stine.
Stine është konfrontuar fizikisht me Florin duke e qëlluar me një send të fortë. Flori është gjakosur ndërsa njerëz të tjerë i kanë ardhur në ndihmë duke u përpjekur edhe të qetësojnë situatën. Kantautori është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Shkak për konfliktin fizik dyshohet se është bërë votimi. Stine i dha pikët maksimale Florit por ky i fundit nuk ia ktheu njësoj. Kënga Magjike kurorëzoi me fitore për të dytin vit rradhazi këngëtaren Aurela Gaçe me “Akoma jo” ndërsa si Stine dhe Flori ishin pretendentë me këngët e tyre.
LEXO EDHE: Julka, e para këngëtare që reagon për sherrin Stine-Flori dhe ja çfarë thotë
LEXO EDHE: Policia shpall në kërkim Stinen pasi plagosi Flori Mumajesin, ku ndodhi sherri sipas zyrtarëve