Një copëz e re e artit të rrugës është shfaqur në një kamp azilkërkuesish nga Siria në Calais të Francës.
Grafiti besohet se është realizuar nga Banksy, një artist mjaft i famshëm, identiteti i të cilit është i panjohur.
Në një mur pranë kampit “Xhungla” është pikturuar themeluesi i Apple, Steve Jobs, teksa mban në shpinë një thes ndërsa në dorën e djathtë mban kompjuterin e parë të Apple.
Babai biologjik i inovatorit të madh Steve Jobs, Abdulfattah “John” Jandali ka qenë një refugjat mysliman nga qyteti Homs i Sirisë.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo