Një bombë ka shpërthyer sot në Stamboll pranë qendrës së shpërndarjes së energjisë, e cila fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima, raportojnë mediat turke
Një bombë ka shpërthyer sot në Stamboll pranë qendrës së shpërndarjes së energjisë, e cila fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima, raportojnë mediat turke. Policia pasi ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka bërë rrethimin e zones dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Ndërkohë që dy bomba të tjera janë identifikuar në zona të ndryshme të Stambollit, por kësaj here policia dhe skuadrat speciale kanë ndërhyrë në kohë duke bërë edhe neutralizimin e tyre. Një prej bombave të pa shpërthyera është gjetur pranë statujës së Ataturkut në pjesën aziatike të Stambollit, ndërsa bomba tjetër është lokalizuar në zonën e Sultangazi pranë një stacioni autobusi.
Edhe pse nuk është ende e qartë se nga kush janë vendosur bombat, dyshimet e para bien mbi radikalët kurdë.