Boksieri shqiptar Petros Skafias është ndarë papritur nga jeta ditën e sotme. 24-vjeçari që stërvitej dhe jetonte prej vitesh në Greqi vdiq pas një ataku kardiak.
Lajmi i kobshëm është bërë me dije për mediat nga trajneri i tij Kostas Armagos.
“Ne jemi të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga lajmi sepse Petrosi ishte një sportist mjaft i mirë. Ne e donim shumë stilin e tij të luftimit. Personalisht, unë dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e Petros. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm i cili u largua larg nesh”, deklaroi Armagos.
Skafias konkuronte në kategorinë e luftimit MMA (arte të përziera).