Dhjetë persona ka humbur jetën si pasojë e rrezimit të një avioni ushtarak në Spanjë. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministria e Mbrojtjes së këtij vendi.
Sipas burimeve ushtarake, raportohet se avioni i llojit F-16 është përplasur mbi avionët e tjerë që ndodheshin në bazën ajrore “Los Llanos” në Spanjën qendrore.
Mediat vendase raportojnë se një prej pilotëve ka bërë një manovër të gabuar gjatë fluturimit, veprim që ka sjellur më pas rrëzimin e tij.
Dy pilotët e avionit kanë mbetur të vdekur ndërsa 13 persona janë plagosur, gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.