Kryebashkiaku i Fierti Armando Subashi ka reaguar për herë të parë pas akuzave të deputetit Petro Koçi, i cili ka deklaruar më herët se elementët e botës së krimit përfitronin nga tenderat në Fier.
Subashi u shpreh se në asnjë moment Petro Koçi nuk i është referuar bashkisë së Fierit, ndërsa shtoi se mbështet hetimin ndaj çdo personi të përfshirë në abuzime.
“Në asnjë moment në deklaratat e deputeti Koçi nuk është bërë asnjë insituatë për bashkinë edhe ne nuk jemi kundër atyre deklaratave, të gjitha i mbështesin dhe padyshim duhet të hetohen të gjithë ato që abuzojnë.Ai tha se në asnjë moment SPAK nuk ka shkuar në zyrat e bashkisë së Fierit për të marrë dokumente.
Ka qenë një spekulim i pastër i mediave dhe me dashje ose pa dashje jam munduar ta kanalizojnë drejt bashkisë. Duke vendosur një deputet përballë kryetarit të bashkisë ky është lajm, por ky është abuzim.
SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë së Fierit. Është një fake news, nuk di pse është përhapur. Çdo institucion është i hapur për hetim për organet ligjzbatuese. Nuk është fundi i botës nëse do të behët hetim”, tha Subashi.