Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

SPAK i vuri prangat: Klodian Kapedani u zbulua nga përgjimet telefonike, blinte vota për kandidatin e Berishës dhe Metës

Lajme të ngjashëm

Klodian Kapedani, i arrestuar pasditen e djeshme në qytetin e Kavajës për blerje votash, është zbuluar pas përgjimeve telefonike. Mësohet se teksa përgjoheshin biseda për llogari të SPAK, në to është kapur rastësisht dhe 39 vjeçari duke bërë pazar për vota.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, pasi më 14 Maj iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë para me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.

Ndaj Klodian Kapedanit nuk ka pasur asnjë kallëzim apo indicje, por teksa SPAK përgjinte biseda telefonike për persona të tjerë nën hetim, për ngjarje të tjera kriminale, në bisedat e tyre është zbuluar dhe 39 vjeçari.

Ai mësohet se ka premtuar dhe dhënë para për të votuar për Fisnik Qosen, kandidatin e Berishës dhe Metës në Bashkinë e Kavajës, i cili arriti dhe të fitonte zgjedhjet e 14 Majit. Klodian Kapedani bisedonte në telefon me këta shtetas dhe më pas linte takim për të dhënë paratë.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.58, datë 09.06.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

– Caktimi i masës së sigurimit “Arresti në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Klodian Kapedani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Më shumë