Një arsenal armësh është zbuluar ditën e sotme në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku dyshohet se përdorej nga grupet kriminale.
Efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar anti-tank, snajper dhe kallashnikovë. Paraprakisht bëhet me dije se armët dhe municionet ishin të futura në disa thasë dhe të hedhura në një gropë pranë një pallati, të mbuluara nga shkurret.
Operacioni është ende duke vijuar, ndërsa ende nuk ka persona të arrestuar. Në vijim priten të dalin detaje të tjera në lidhje me zbulimin e bazës së armëve.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo