Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

“S’mund të ketë kryetarë të rinj pa zgjedhje të reja”, Kurti: Që situata të normalizohet duhet t’i bëhet presion Serbisë, jo Kosovës

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në qytetin e Dragashit ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja në 4 komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Kurti tha se nuk mund të ketë kryetar të rinj, pa zgjedhje të reja.

“Unë e kuptoj që zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës kanë pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet, e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet. Pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetar të rinj, nuk mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera ai u shpreh se për t’u normalizuar situata në veri nuk duhet t’i bëhet presion Kosovës, por Serbisë.

“Për t’u bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina, që është kryeqyteti i shtetit më demokratik, e me policinë më profesionale në Ballkanin Perëndimor, por është Beogradi, i cili duke mos u distancuar nga krimet e [ish liderit serb, Sllobodan Millosheviçit”,u shpreh ai.

Më shumë