Sllovakia ka pezulluar përkohësisht importet e grurit nga Ukraina. Lajmi u bw i ditur nga një zëdhënës i qeverisë.
Vendimi u mor pasi Polonia dhe Hungaria ndaluan importet e grurit dhe produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina pas një rritjeje të mallrave të lira.
“Sot do të mblidhet një grup pune për të diskutuar këtë temë. Rezultati i takimit do të komunikohet më vonë,” shtoi zëdhënësi.
Ndërkohë Polonia njoftoi ndalimin e imporit tw grurit, të shtunën, duke synuar “të mbrojë tregun polak bujqësor kundër destabilizimit”, tha zyra e kryeministrit polak në një deklaratë.
Gjithashtu Ministri hungarez i Bujqësisë István Nagy njoftoi të dielën se Budapesti do të ndalojë përkohësisht importin e drithit, farave vajore dhe produkteve të tjera bujqësore nga Ukraina.