
Presidenti Ilir Meta i është gëzuar pa masë triumfit të skuadrës skoceze Celtic ndaj Lacios në Romës mbrëmjen e sotme duke triumfuar në kohën shtesë me rezultatin 1-2, fitore që i siguron kualifikimin në raundin e 1/16 të Europa League-ës.
Meta nuk ka qenë i pranishëm në stadiumin e kryeqytetit italian ‘’Olimpico’’, por nuk e ka fshehur entuziazmin për golin dramatik Olivier Nthcam në minutën 90+5 të takimit.
‘’Triumf fantastik i Celtic-ut në Romë! Tre pikë të siguruara në sekondat e fundit vulosin kualifikimin për në fazën tjetër. Faleminderit për emocionet e jashtëzakonshme që na dhuruat sot, djema! Përqafime të zjarrta për tifozët e mrekullueshëm që shkëlqyen gjatë gjithë ndeshjes!’’, shkruan Meta në profilin e tij në ‘’Twitter’’ duke shpërndarë video-n e festës së çmendur të tifozëve skocezë.
Presidenti njihet si tifoz i flaktë i skuadrës më të suksesshme skoceze Celtic. Meta ndodhet në Itali, ku do të takohet nesër me komunitetin arbëresh të Kalabrisë.
Triumf fantastik i @CelticFC? në Romë! Tre pikë të siguruara në sek. e fundit vulosin kualifikimin për në fazën tjetër. FLM për emocionet e jashtëzakonshme që na dhuruat sot djema! Përqafime të zjarrta për tifozët e mrekullueshëm që shkëlqyen gjatë gjithë ndeshjes! #LAZCEL #UEL pic.twitter.com/AqEZx7Kq7s
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) November 7, 2019