Papërgjegjshmëria e disa kompanive shqiptare kalon çdo kufi teksa shfrytëzojnë resurset e kësaj toke për t’u zhvilluar ndërsa i kthejnë pas shkatërrim dhe ndotje.
Ky është dhe rasti flagrant i furgonit të një kompanie që është filmuar duke shkarkuar mbeturinat në mes të rrugës.
Newsbomb.al ka siguruar këtë video ku ditën e sotme është filmuar shoferi i fugonit teksa hap krahun në mes të autostradës Durrës-Kavajë dhe pa u shqetësuar shkarkon nga furgoni plehrat duke i hedhur në kanalim mes dy akseve të rrugës.
Ndiqni pamjet shokuese: