Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Skandali me ilaçet kontrabandë, një tjetër biznesmen bie në pranga në Tiranë

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arrestuar një tjetër shtetas në kuadër të vijimit të operacionit “Përftimi”. Mësohet se është vënë në pranga shtetasi me iniciale S. T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik. 

Ky shtetas, në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar pak ditë më parë, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Kujtojmë se tre ditë më parë, Policia e Tiranës pas një hetimi 10 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka vënë në pranga 6 persona, të cilët akuzohen se shisnin medikamente kontrabandë gjatë periudhës së COVID-19.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Vijon operacioni “Përfitimi”.

Kapet dhe vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni. Në vijim të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, finalizuar me datë 08.10.2021, nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 6 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe sherbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Vijon puna për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Më shumë