Deputetët dhe ministrat më të rëndësishëm britanikë janë përfshirë në skandale të mëdha. Politikanët akuzohen për ngacmime seksuale dhe kjo do ti rrezikojë rëndë pozitat e kryeministres Theresa May.
Mësohet se shkak është bërë një listë e hartuar nga partia e May-t, ku përfshihen 36 deputetë konservatorë dhe të paktën 15 ministra dhe nënsekretarë të kabinetit aktual të kryeministres.
Dosja e cila pritet të shkaktojë një kaos të vertetë politik në Britani ra në duart e përditshmes britanike “The Times”. Hartuesit e saj e kanë quajtur skandalin, “Deputetët me libido të lartë”.
Emra e politikanëve të përfshirë ende nuk janë publikuar, por mediat britanike paralajmërojnë se nuk është i largët momenti kur ata do të dalin.