Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u entuziazmua sot kur vizitoi Fierin, pasi tha se u prit nga një numër shumë i madh qytetarësh.
Video e shfaqur nga Partia Demokratike dhe të filmuar gjatë ecjes së Bashës, të jep përshtypjen për një pjesëmarrje të madhe qytetarësh, por në fakt pamjet me dron tregojnë një tjetër realitet.
“Kemi shumë njerëz, kemi shumë njerëz”, dëgjohej të thoshte Basha, si për të treguar shqetësimin për grumbullimin e madh për shkak të virusit.
Mediat edhe më herët kanë shkruar se pritjet “madhështore” të Bashës në qytetet që viziton, organizohen një ditë më parë përmes aktivistëve të PD-së në degët e qyteteve përkatëse, dhe nuk janë spontane.