Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Situata shqetësuese në Veri/ KFOR bën thirrje vetëpërmbajtje, ambasadori i SHBA në zyrën e Osmanit! Serbia dislokon ushtrinë me urdhër të Vuçiç

Lajme të ngjashëm

Situata në Veri të Kosovës mbetet shqetësuese pas tensioneve të një jave më parë. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë në katër komunat e veriut të Kosovës, pas grumbullimit të qindra qytetarëve serbë.

KFOR-i përmes një komunikate për media ka bërë thirrje për përmbajtje nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim. Serbët nuk kanë nguruar të vizatojnë me sprej automjetet policore ndërkombëtare, duke shfaqur dhe simpati Rusinë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim. Në përputhje me mandatin e tij, KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt në mënyrë neutrale dhe të paanshme.

Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e Institucioneve dhe Organizatave të Sigurisë në Kosovë, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Serbet me shkrime nacionaliste ne mjetet e Policise

Ndërkohë, ambasadori i SHBA në Prishtinë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, e cila është njëherësh dhe komandate e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Jeffrey Hovenier thotë se kanë ndarë shqetësimin e përbashkët për tensionet dhe shmangjen e dhunës në Veri.

“Sapo u takova me presidenten Osmani dhe diskutuam për situatën në veri dhe shqetësimet tona të përbashkëta për dhunën dhe eskalimin. Me ambasadorin Szunyog i kemi ftuar edhe katër kryetarët e komunave veriore, vetëm dy na janë bashkuar, ai i Zveçanit dhe Zubin Potokut. Edhe me ta diskutuam për shqetësimet lidhur me situatën.

Qeveria e ShBA-së, por edhe ato të vendeve të QUINT-it, e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e  forcës. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”, ka shkruar ambasadori i SHBA.

Shkrimet dhe simbolet nacionaliste nga serbet ne Veri

Pala serbe vazhdon të shtojë dhe më tej tensionet, duke dislokuar ushtrinë në kufi. Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka thënë se dislokimi i plotë i formacioneve të njësive ushtarake do të përfundojë deri në orën 14:00, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiç.

“Njësitë do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviq, raportojnë mediat në Beograd. Sipas tij, shefi i shtabit të përgjithshëm është në komunikim me komandantin e KFOR-it, i cili, sipas ministrit serb, i ka thënë se KFOR-i do të sigurojë paqe.

Më shumë